LAJMI I FUNDIT: Tërmet i fuqishëm goditi Kroacinë

Një tërmet është ndjerë në pjesën qendrore të Kroacisë.

Siç raporton qendra mediterane-evropiane sizmologjike, EMSC, dridhjet e tokës u ndien në ishullin kroat të Krk-së.

ESMC raporton se tërmeti ka qenë i madhësisë prej 5.3 ballësh të shkallës së Rihterit.

Megjithatë qendra sizmologjike kroate ka njoftuar se tërmeti ishte i madhësisë prej 4.8 shkallës të Rihterit, raporton index.hr.

“Ka zgjatur shumë dhe ka pasur shumë lëkundje”, thotë një banor i Viskovës.

“Tundje e lehtë”, përshkruan një banor i Krk në aplikacionin EMSC. “Dridhje pranë Malinska në ishullin Krk,” shton një i tretë.

Ndryshe, deri më tani nuk janë raportuar për viktima dhe dëme materiale.

Lexo edhe:  44-vjeçari në Prishtinë e bën telashe një market, merr produktet pa i paguar dhe kërcënon punëtoret me gërshërë