Lajmi i fundit: Tentim-vrasje në Prishtinë, plagoset një person

Një tentim-vrasje ka ndodhur orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës në Prishtinë.

Një person është sulmuar me thikë nga një i dyshuar mashkull i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Viktimës i është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor.

Pas veprimeve hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Njëri kapet në vendin e ngjarjes, e tjetri arratiset – këta janë dy të rinjtë që dyshohet se therën me thika dy persona në Matiqan