Lajmi i fundit: Sulmohet me mjet shpërthyes Policia e Kosovës në veri
Policia e Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e së dielës janë sulmuar me shok-bombë zyrtarët policorë në rrugën “Ivo Llola Ribar” në Mitrovicën veriore.
Sipas njoftimit thuhet se njësitet kompetente policore dhe krimteknika kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer procedurat e nevojshme të vend shikimit.
“Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si ‘Sulm ndaj personit zyrtar’ dhe hetime intensive për zbardhjen e këtij rasti janë në proces”, thuhet ndër të tjera.
Kujtojmë se ditëve të fundit janë shpeshtuar provokimet nga serbët, duke filluar me djegien e veturave me targa “RKS” në Leposaviq