Lajmi i fundit: Në një fshat të Skenderajt gjenden mbetje mortore

Policia e Kosovës ka raportuar se në Qubrel të Skenderajt janë gjetur disa mbetje mortore.

Sipas raportit të policisë, eshtrat e vjetër dhe një kafkë janë mbetje të vjetra të njerëzve dhe janë gjetur në skaj të rrugës.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa njësia për krime lufte ka marrë me vete mbetjet mortore dhe do të mirren me rastin.

Ky është njoftimi i policisë:

GJETJE E KOCKAVE

Fsh. Qubrel, Skenderaj 12.05.2023 – 10:00. Raportohet se në skaj rrugës janë gjetur disa eshtra të vjetër një kafkë dhe dyshohet se janë mbetje të vjetra të njerëzve. Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësia për krime lufte ka marrë me vete eshtërtat (mbetjet kockore) dhe do të mirën me rast. Me urdhër të prokurorit rasti iniciohet si më lartë

Lexo edhe:  Pamje e momentit kur rrahet mjeku në një kafiteri në Gjilan