LAJMI I FUNDIT: Ky është ish-polici serb që dyshohet se organizoi sulmin ndaj zyrave të KKZ-ve në veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi të shtunën se është arrestuar në Jarinje ish-zyrtari policor i Kosovës që dyshohet për sulm ndaj zyrave të KKZ-ve në veri.

”Jepi zë”  ka siguruar foto të policit Dejan Pantiç, dhe familjes së tij.

Sveçla bëri të ditur se i arrestuari është Dejan Pantiç, ish-pjesëtar i MUP-it.

“I ndaluari sipas dëshmive të Policisë së Kosovës ka organizuar sulmin terrorist në zyret e KKZ-së në veri të vendit me ç’rast ishin sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policorë. Pantiç akuzohet për kryerjen e veprave terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues”, shkroi ministri në Facebook.

Tutje, ai tha se grupe ekstremiste me qëllim të parandalimit të vendosjes së drejtësisë janë organizuar në bllokim të disa rrugëve dhe ngritje të barrikadave në Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok.

Sveçla gjithashtu ftoi qytetarët për ruajtje të qetësisë e në veçanti ata tanë të etnisë serbe që të mos bëhen pjesë e organizimeve të grupeve kriminale në veri.

“Asgjë nuk mund t’i ndalë institucionet e Republikës së Kosovës për ofrim të sigurisë për qytetarët pa dallim e për sjellje para drejt

 

Lexo edhe:  25 vjet burgim ndaj dy të akuzuarëve për vrasjen në “Bon Vivant”