LAJMI I FUNDIT: Kjo është gjendja shëndetësore e policëve që u ndërruan sot

Policët të cilët kanë qenë të bllokuar tash e dy javë në Leposaviq, për shkak të barrikadave në veri të Kosovës, sapo është bërë ndërrimi i tyre.

Ata tashmë gjinden në drejtorinë policore në jug.

Lajmin për Gazetën Express e konfirmoi kryetari i Sindikatës së Policëve të Kosovës, Ilmi Zeqiri.

Ai tha se gjendja e tyre shëndetësore në përgjithësi është e mirë.

“Po ashtu është. Në përgjithësi gjendja shëndetësore është e mirë”.

Kujtojmë se për dy javë, këta policë qëndruar atje të bllokuar, me ushqim të konservuar e pamundësi për t’u pastruar e ndërruar rrobat.

Lexo edhe:  Ky është i burgosuri që vdiq sot në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës