LAJMI I FUNDIT: Arsenijeviq dyshohet se iku në Serbi para se të niste aksioni, Sveçla thotë se është në kërkim

Politikani serb i Kosovës, Aleksandër Arsenijeviq, dyshohet se ka ikur në Serbi, mëson Jepi zë nga burimet brenda Policisë së Kosovës.

Arsenijeviq iku nga pronat e tij pak para se të niste aksioni policor, përmes së cilit iu gjet armatim i rëndë në shtëpinë e tij, mëson Jepi zë nga

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Arenijeviq tashmë është në kërkim dhe se ai nuk gjendet në Kosovë.

Sveçla tutje tha se, sipas informatave që ka, janë bastisur tri prona të tjera të Arsenijeviq dhe të familjes së tij, ku janë gjetur pajisje për kriptovaluta, një jelek antiplumb dhe elemente të tjera që sugjerojnë lidhje të forta me krimin

Lexo edhe:  “Kurtit i thashë mos i ço Specialët – pajisjet e kriptovalutave në Veri hanin rrymë sa një qytet i vogël”