LAJMI I FUNDIT: Andin Lokaj hiqet nga komentimi i ndeshjes pas përdorimit të termit “hajvan” drejtuar Kryeministrit Kurti

Komentatori Andin Lokaj është hequr nga komentimi në pjesën e dytë të derbit Juventus – Inter pasi fyeu kryeministrin Albin Kurti në fillim të komentimit.

Lokaj e quajti kryeministri “më hajvan” në histori të njerëzimit dhe Art Motion ka reaguar menjëherë duke e hequr nga komentimi në pjesën e dytë.

Tani është duk komentuar Arbon Flugaj.

Ndryshe, termi “hajvan” u fut në përdorim të dielën në naten e zgjedhjeve nga Kryeministri Kurti, i cili i quajti këhtu kundërshtarët e tij.

Lexo edhe:  Këta janë të arrestuarit e sotëm të dyshuar për grabitjen e argjendarisë