LAJMI I FUNDIT: Albin Kurti ftohet nga Prokuroria Speciale

 

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, njoftoi se Prokuroria Speciale i ka dërguar ftesë për t’u paraqitur në cilësi të dëshmitarit, Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Qeveria e Kosovës e pa këtë si ndërhyrje në proces zgjedhor nga sistemi i drejtësisë, madje duke e lidhur edhe me zgjedhjet e kaluara ku Kurtit s’i ishte lejuar të kandidojë si pasojë e kryerjes së një vepre poenale.

Ky është postimi i plotë i tij:

Teksa kryeministri Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e vitit 2025, nga kryeministria më njoftuan se ka ardhur një ftesë për të nga Prokuroria Speciale.

Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor.

Lexo edhe:  Një i mitur serb sulmohet fizikisht në fshatin Suhodoll të Mitrovicës