LAJMI I FUNDIT: Aksidenti i rëndë në hyrje të Prizrenit
Një aksident i rëndë trafiku ndodhi më herët gjatë ditës në hyrje të Prizrenit raporton Rtv Besa.
Policia ndërkohë ka dhënë detaje mbi aksidentin.
Sipas Policisë, nga ky aksident u lëndua një person, i cili u dërgua në emergjencën e Prizrenit.
Aksidenti zuri vend në rrugën “Bajram Curri”, rreth orës 07:14.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:14 në lagjen “Bajram Curri” në hyrje të Prizrenit. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime ka pësuar një person, i cili është dërguar në emergjencën e Prizrenit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe zjarrfikësit që ta pastrojnë rrugën”, thuhet në njoftimin e Policisë.