Lajmërohet ish deputeti i PDK-së, flet për arrestimin e djemve të tij

Ish-deputetit të PDK-së, Latif Gashi ka sqaruar në detaje incidentin ku ishin të përfshirë dy djemtë e tij, të cilët ende ndodhen në qendren e paraburgimit në Prishtinë. “Djali jem është fajtor pse është djali jam. Fajtor kujdestar jemi na, gjithçka çka ndodh në familje time ne jemi fajtor se ashtu u kriju klima”, thotë Gashi duke pretenduar se ata janë arrestuar veçse janë djemët e ish-deputetit e jo qe kanë qenë fajtor lidhur me rastin, shkruan Gazeta Insajderi.

Fidani dhe Lindtrimi, djemtë e Gashit, prej mbrëmë janë në stacion policor. Ata janë ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës pasi janë përfshirë në një përleshje fizike me disa persona tjerë.

Ardhja deri tek përleshja ka qenë pas një aksidneti që ka ndodhur. Sipas Latif Gashit, fillimisht është aksidentuar vetura e njërit djalë, i cili ka qenë në makinë me nipin e Fadil Gashit. Sipas Gashit, fajtor i aksidentit ka qenë pala tjetër. Ai citon raportin e policisë për të cilin thotë se shkruan se automjeti tjetër është kyqur pa shenja në rrugë.

“Njëri nga djemet e mi, bashkë me nipin tim kanë qenë në kerr. Një automjet iu ka dal në rrug i cili ka qenë i parkuar pa paralamërim pa shiku anash a ka të lirë ka dal në rrugë dhe ka godit kerrin e djalit tem. Sipas raportit të policisë ka qenë fajtor personi tjetër jo djali jem. Nuk është djali jem fajtro pse ka ndodh aksidenti”, tha Gashi për Insajderin.

Pas aksidentit, Gashi thotë se djali tij ka dal nga makina dhe është përballur me sjellje jo të mirë të pales tjetër, me ç’rast dhe ka plasur sherri.

Lexo edhe:  Pamje nga varrimi i 22-vjeçarit që u vra mbrëmë në Podujevë

“Djali jem pasi ka dal nga makina ka prit qe personi tjetër me shpreh keqardhje për aksidentin. Ai nuk ka shpoh keqardhje hic, ka bërë fjal dhe e ka thirr vllaun e vet. Kanë prit kur ka ardh policia dhe janë fjalos. Rastësisht aty ka qellu djali jem tjetër dhe ka ndërhy”, u shpreh ai.

Përfshirja e djalit tjetër, Gashi thotë se ka qenë e rastësishme.

“Djali jem e ka pa dhe ka hy për vlla të vetin. Iniciues i përplasjes fizike është pala tjetër. Tash cka ndodh… Merret vesh që janë djemt e Fadil Gashit dhe dëgohen në mbrojtje. Çka nuk ka ndodhur ma heret kur nuk ka asnje të lënduar i dergojn në mbajtje. Po cka vjen nga shteti jem mirë se vjen. Djemt e mi kanë hy ne dorën epolivë dhe janë sulmu në prezenvcë të policëve”, tha ai

Ai sqaron se u takua me familjen e djemve të cilët janë përfshirë në përleshje dhe thotë se atyre iu vjen keq dhe ndihen fajtor për gjithë rastin.

“Mua sot më ka thirre familja e dy djemve tjerë. Kam pi kafe me ta, me djemtë që janë të përfshirë e me axhë të tyre. Ata janë të shqetësun, e pranojnë që janë fajtor, që e kanë rreziku jetën e djalit e nipit. E pranojnë që nuk janë sjellë mirë. Unë jam me i minumizu këto ngjarje, jo veç në familjen time por edhe të tjera. Për dy familjet, ky është i harruar si problem”, thotë Gashi

Lidhur me rastin, të dyshuarit, Fidani dhe Lindtrimi Gashi janë ende duke u mbajt në paraburgim ndonëse personat e palës tjetër janë lënë të lirë.

Lexo edhe:  E rrezikshme: Babai vendosë fëmijën e tij në prehër duke vozitur – VIDEO

Për këtë rast, edhe nga Policia e Kosovës dhanë versionin e tyre. Sipas policisë, në përledhje kanë qenë të përfshirë katër persona.

“Nga informatat e para bëhet e ditur se në njërin nga aksidentet janë përfshirë dy vetura, ndërkaq për rrjedhojë disa persona janë përfshirë në rrahje pas aksidentit. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar për në stacion dy persona”, thuhet në njoftimin zyrtarë.