Lajm tragjik në Drenicë: Ky është 19-vjeçari që humbi jetën në aksident

Mediet sot raportuan për një aksident trafiku në rrugën Drenas- Skenderaj, ku dy persona pësuan lëndime të rënda dhe u dërguan në spital për trajtim mjekësor. Fatkeqësisht, njëri prej tyre ka humbur jetën në QKUK, thonë burimet nga Emergjenca.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Andrit Gjelin, 19-vjeçar nga Drenasi i cili nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve dhe vdiq.

Lexo edhe:  Pensionistët priten nga mëngjesi deri në orët e pasditës për të marrë pensionët!