Lajm i rëndë: Kjo është 24 vjeçarja Blerta Rexha nga Prekazi që humbi jetën në aksidentin e rëndë

Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi sot pasdite në fshatin Polluzhë të Drenasit ka përfunduar me fatalitet

Viktima është Blerta Rexha, e lindur në vitin 2001 nga Prekazi, e cila ka ndërruar jetë në QKUK pas plagëve të rënda që mori si pasojë e aksidentit.

I fejuari i saj, i cili ishte në veturë me të ndjerën në momentin e aksidentit, është Leutrim Azemi nga fshati Lubavec i Skenderajt.

Ai ka pësuar lëndime trupore, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet në QKUK

Lexo edhe:  Ky është burri rreth të 70-ve që dyshohet se i dha fund jetës në Klinë