Lajm i mirë: Vogëlushes nga Mitrovica i kthehet negativ rezultati i analizave nga Turqia, nuk vuan nga sëmundja e rëndë

Sara Mehmeti, 8-vjeçarja nga Mitrovica që po trajtohej më shumë se një muaji në QKUK, ka marrë një përgjigje nga spitali në Turqi, ku i ishin dërguar analizat për ekzaminim, dhe është konstatuar se nuk vuan nga sëmundja për të cilën dyshohej.

Lajmin e ka dhënë babai i saj, minatori Miftar Mehmeti, i cili javë më parë përmes redaksisë së “Jepi zë”, kishte kërkuar ndihmë nga qytetarët për trajtimin e vajzës.

“Vllezer e Motra e ju Dashamir po du me nda nje lajm tejet te Gzueshem per ne Familjen e per ju sot Sarares I ka dal Analiza e (Fibrozes cistike )Negativ Analiza qe ja kemi dergu ne Turqi ju falenderoj nga zemra te xhith juve qe kontribut per Sherimin e sares Elhamdulilah prej te Madhit ALL-LLAH!”, ka njoftuar Mehmeti.

Lexo edhe:  I burgosuri kosovar rrah jordanezin në Dubravë