Lajm i mirë për qytetarët e Vushtrrisë, rikthehet çmimi i bukës në 0.50€ sa ishte më parë
Të shtunën në Vushtrri për disa orë në shumë furra të qytetit të Vushtrrisë ishte ngritur çmimi i bukës nga 0.50 në 0.60 €.
Por, reagimi i qytetarëve e bëri të vetën që furrtarët mos mund të merren vesh, dhe çmimi u rikthye siç ishte 0.50 €.
Sipas disa furrtarëve, ngritja e çmimit ishte synuar të bëhej shkaku i ngritjes së çmimit të energjisë elektrike.