Lajm i mirë: Komuna e Bedri Hamzës ndan 500 mijë euro për familjet e prekura nga vërshimet

Komuna e Mitrovicës ka bërë të ditur se janë ndarë 500 mijë euro për familjet e prekura nga vërshimet.

Kështu ka njoftuar kryetari Hamza përmes Facebook.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Duke qenë çdo ditë afër jush dhe duke parë gjendjen dhe dëmet e shkaktuara nga vërshimet, në procedurë ligjore dhe institucionale, Komuna e Mitrovicës do të ndajë gjysmë milionë euro për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në qytetin tonë.

Të gjithë ju që keni vullnetin e mirë për të ndihmuar qytetarët, ju lutem të lajmëroheni në komunë dhe komuna do të ju ndihmoj në identifikimin e familjeve që kanë nevojë për ndihmë dhe ju do të keni mundësi t’i ndihmoni drejtpërdrejt ato familje.

Gjithmonë pranë jush!

Lexo edhe:  Humb jetën një person në plazhin e Golemit