Lajm i keq për qytetarët, Qeveria i ndal paratë për ata që kursenin rrymën

Do të përfundojë pakoja e subvencionimit të rrymës për ata që kanë kursyer energjinë elektrike.

Kështu ka njoftuar Ministri i Financave, Hekuran Murati në një konferencë për media.

Ai ka bërë të ditur se tre muajt e parë, shtator-tetor-nëntor subvencionet janë mbuluar nga buxheti i shtetit, ndërsa për katër muaj të tjerë subvencionet janë mbuluar nga pakoja e fondeve prej Bashkimit Evropian.

Lexo edhe:  “E drejtoi shikimin tek ne, me zë të ulët filloi të reagojë” – mjeku i Gjilanit rrëfen për kthimin në jetë nga vdekja klinike e 56 vjeçarit