Lajm i hidhur: Vdes zyrtari i Policisë së Kosovës

Ka vdekur të hënën Adem Syla, zyrtar i Policisë së Kosovës në Stacionin e Kamenicës.

Lajmin e ka bërë të ditur sot komandanti i stacionit policor në Kamenicë, Florim Klaiqi.

Klaiqi është shprehur i trishtuar nga lajmi i hidhur i vdekjes së kolegut të tij, të cilin e ka quajtur një profesionist të madh në fushën e zbatimit të ligjit.

“Jemi të trishtuar nga ky lajm i hidhur, na la zyrtari Policor Adem Syla, një profesionist i madh në fushën e zbatimit të ligjit, i cili na tregoj se në secilën punë duhet të tregohen parimet njerëzore dhe morale”, ka thënë Klaiqi.

“Një burrë i vendosur me karakteristika të veçanta, mburrem që të pata koleg”, ka vijuar komandanti i stacionit policor në Kamenicë.

Klaiqi ka thënë se “ndihem krenar që pata fatin të punoj me Ademin dhe i nderuar me punën e tij.”

Lexo edhe:  Arrestohet 21 vjeçari, dyshohet se dhunoi një 16 vjeçare në Fushë Kosovë