Lajm i hidhur: Vdes veprimtari drenicas me banim në Finlandë

Familja Hoti nga Mitrovica por me prejardhje nga Turiqefci ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e familjarit të tyre.

Mërgimtari Fadil Hoti me banim në Finlandë ka ndërruar jetë, shkruan Jepi zë.

I ndjeri që banonte në qytetin Vantaa mbahet mend për kontributin e tij në çështjen kombëtare, sidomos për propagandimin e situatës së vështirë në Kosovë tek instancat diplomatike evropiane.

Lajmin për vdekjen e Hotit e kanë dhënë familjarët e tij përmes rrjetit social.

Postimi plotë:

Fadil Hoti
13.05.1957-01.01.2024

Qoftë dheu i lehtë për ty babi. Ti do ngelesh gjithmonë në zemrat tona. Zoti të shpërbleftë me xhenet. 🤍

Lexo edhe:  Maliqi për garën e 28 dhjetorit: NISMA rrezikon pragun, AAK e kalon por me rrezik, VV në rënie, PDK e LDK me rritje