Lajm i hidhur: Vdes shitësi i njohur në Mitrovicë, Bajram Raxhepi

Të gjithë qytetarët në Mitrovicë që kanë frekuentuar sheshin e qytetit e kanë parë një burrë që shiste në tezgen e tij që nga pas lufta.

Ai ishte Bajram Rexhepi, një burrë që mbante familjen me punë të ndershme, shkruan Jepi zë.

Sot Rexhepi ka ndërruar jetë në moshën 63 vjeçare ndërsa varrimi i tij do të bëhet sot në varrezat e Shipolit me namazin e akshamit.

Lexo edhe:  Sonte i jepet lamtumira e fundit 39-vjeçarit që vdiq pasi u plagos mbrëmë në Bon Vivant