Lajm i hidhur: Vdes punonëtorja shumëvjeçare në QKMF-në e Mitrovicës, Migrije Terziqi

Pas një sëmundje të gjatë, në moshën 59 vjeçare ka vdekur punëtorja e mirëmbatjes në QKMF-në e Mitrovicës, Migrije Terziqi.

E ndjera ka kohë që ishte diagnostifikuar me një sëmundje të rëndë ndërsa dje me datën 28.03.2023 ndërroi jetë.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë dhënë familjarët që kanë konatktuar redaksinë e “Jepi zë”.

Varrimi i të ndjerës pritet të bëhet sot në varrezat në Shipol të Mitrovicës, me kohën e drekës.

Lexo edhe:  Elshani: Bashkëpunimi i serbëve me Policinë në veri është rritur në dy vitet e fundit