Lajm i hidhur: Vdes punëtori më i vjetër në ndërmarrjen Ujësjellësi “Mitrovica”
Familja Bulja ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e familjarit të tyre.
Sali Bulja ka ndërruar jetë pas një pune të gjatë në këtë ndërmarrje, shkruan Jepi zë.
Ai ishte punëtori më i vjetër në këtë kompani ndërsa vlerësohej për punën e tij.
Njoftimi i plotë nga KRU “Mitrovica”:
NDAHET NGA JETA PUNËTORI MË I VJETËR I UJËSJELLËSIT – SALI BULJA
Me pikëllim të thellë e zemër të thyer u njoftojmë se ka ndërruar jetë kolegu ynë i dashur dhe i respektuar SALI BULJA.
Saliu ka qenë punonjësi më i vjetër i ujësjellësit me mbi 40 vite përvojë pune në ujësjellës. Ishte një punëtor i zellshëm, kolegë i mirë, një shok i dashur i cili tërë jetën e tij ia përkushtoj punës në ujësjellës.
Dashuria, respekti dhe dhimbja për humbjen e kolegut tanë nuk do të pushoj kurrë.
Ngushëllojmë familjarët, farefisin dhe kolegët dhe të gjithë ata që e njohën.
U preftë në paqe shpirti i tij!