Lajm i hidhur: Vdes punëtori i Ujësjellësit Mitrovica, Ilmi Mehana

Ka vdekur punëtori i Ujësjellësit Mitrovica, Ilmi Mehana.
I ndjeri ka punuar në Impiantin për Trajtimin e Ujit në Balincë të Vushtrisë, shkruan Jepi zë.
Njoftimi i plotë nga KRU Mitrovica:
Me pikëllim të thellë e zemër të thyer u njoftojmë se ka ndërruar jetë kolegu ynë i dashur dhe i respektuar Ilmi Mehana.
Ilmiu ka punuar në Impiantin për Trajtimin e Ujit në Balincë të Vushtrisë deri në ditët e fundit të jetës së tij.
Dashuria, respekti dhe dhimbja për humbjen e kolegut tanë nuk do të pushoj kurrë.
Ngushëllojmë familjarët, farefisin dhe kolegët.
U preftë në paqe shpirti i tij!
Lexo edhe:  Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”