Lajm i hidhur: Vdes pronari kompanisë mitrovicase “Taxi Era”, Ismail Kajtazi

Sot ka vdekur në moshën 69 vjeçare njëri nga mitrovicasit e njohur, Ismail Kajtazi.

I ndjeri ka qenë pronar i njëres prej kompanive të taksive që veprojnë në qytetin e Mitrovicës.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë kompania e tij, Taxi Era, e cila ka njoftuar se për shkak të kësaj vdekje sot nuk do të punohet.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 14:10 në varrezat e fshatit Suhodoll.

Kajtazi njihej për kontributin e tij në organizimin e punëtorëve të kombinatit “Trepça” gjatë viteve të 80-ta si kryetar i sindikatës.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar klientë të Taxi Era,

Ju njoftojme se babai i pronarit të Taxi Era, Ismail Kajtazi ka ndërruar jetë prandaj sot Taxi Era nuk do të punojë.

Deri në njoftimin e radhës, ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj.

Lexo edhe:  Gabimi i Kurtit, ironizion Getinjo: Thoja përse kaq shumë na dënuan me tatim