Lajm i hidhur: Vdes profesori dhe familjari i familjes legjendare Jashari

Pas një sëmundjeje të gjatë e të rëndë, ka ndërruar jetë profesori i njohur dhe ish-drejtori shumëvjeçar i SHFMU “Drenica” në Polac, Man Veli.

I njohur për përkushtimin e tij në arsim dhe rolin udhëheqës në edukimin e brezave, Man Veliu do të kujtohet si një figurë e respektuar në komunitet. Ai ishte gjithashtu dhëndër i familjes së heroit kombëtar Adem Jashari dhe mik i tij i ngushtë.

Shtëpia e tij, për shumë kohë, ishte strehë për heroin legjendar dhe bashkëluftëtarët e tij të UÇK-së, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë dhe kujtesën kolektive.

Varrimi i të ndjerit bëhet në ora 17:00 në varrezat e lagjes Veliu në Polac.

Lexo edhe:  Haxhilerët nga Vushtrria arrijnë shëndoshë e mirë në Arabinë Saudite