Lajm i hidhur: Vdes njëri nga ish profesorët me të respektuar të Shkollës së Mesme Teknike në Skënderaj

Ka ndërruar jetë, Haxhi Loshi, ish profesor i shkollës së mesme teknike “Anton Çeta” nga fshati Pemishtë i Komunës së Skenderajt

Kontributi i tij i çmuar në edukimin e brezave të rinj do të mbetet gjithmonë i paharruar në kujtesën e nxënësve, kolegëve dhe gjithë komunitetit arsimor.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë biri i të ndjerit, Indriti, përmes një postimi në rrjete sociale.

Postimi i plotë:

Të dashur familjarë, shokë dhe miq,
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se baba, vëllai dhe gjyshi ynë, Haxhi (Qamil) Loshi, sot ka ndërruar jetë, duke na lënë të pikëlluar përgjithmonë. Varrimi do të bëhet nesër, më datë 11.02.2025, nga ora 16:00, në varrezat e lagjes Loshi, Pemishtë – Skenderaj.

Lexo edhe:  Gjendet 15-vjeçarja e zhdukur në Prizren, dyshohet se u dhunua nga i dashuri i saj