Lajm i hidhur: Vdes në moshën 60 vjeçare, luftëtari i lirisë Agni Musliu
Besarta, vajza e dëshmorit të kombit, Afrim Musliu, luftëtar i lirisë në radhët e para të UÇK-së në Zonën e Pashtrikut dhe të Neredimës, ka njoftuar opinion publik se ka vdekur luftëtari i lirisë Agni Musliu.
Ajo me këtë rast ka shkruar:
Me pikëllim të thellë, njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët së sot, me datë 30 dhjetor, në orët e hershme të mëngjesit, ndërroi jetë ne moshën 60 vjeçare, i dashuri ynë, AGNI ISLAM MUSLIU nga fshati Belinc.
Varrimi i të ndjerit bëhet ora 14:00, në varrezat e veteranëve të UÇK-së në Shtime.