Lajm i hidhur: Vdes në moshë të re Valdete Vojvoda
Ka vdekur në moshë mjaft të re Valdete Vojvoda nga fshati Llaushë në Komunën e Skënderajt.
E ndjera kishte kohë që vuante nga një sëmundje, për të cilën u kërkuan edhe mjete financiare për shërim në Shkup, shkruan Jepi zë.
Por duket se kjo shumë e të hollave nuk ishte siguruar nga askush, pasi në postimin e faqes së fshtatit kritikohen të gjithë.
“Motra jonë dhe e juaja Valdete Vojvoda vdiq këto momente. Sigurisht që caktim i ZOTIT por ajo vdiq për mjekim në vlerë 7000-8000€.
Turp për shtetin tonë, turp për komunën tonë, turp edhe për bashkësinë islame, e mbi te gjitha turp për FSHATIN TONË”, ka shkruar faqja e fshatit, përcjell Jepi zë
Varrimi i të ndjerës bëhet me datë 18 në ora 14:00.