Don Xhoni bën një reagim: Në asnjë rast s’e kemi përbuz bukën tonë

Reperi Don Xhoni mbrëmë shpërndau disa video ku shihej se ishte në një iftar

Në sofrën e tyre të mbushur me mishra të shumtë dhe me muzikë patriotike, Don Xhoni bashkë me shokët e tij u pa duke festuar në një odë në Drenicë.

Por, kjo si duket nga disa fansa u keqkuptua dhe disa duket që “akuzuan” reperin dhe shoqërinë e tij se janë duke e shpërdoruar ushqimin.

Kjo ka bërë që sonte me anë të një story në Instagram Don Xhoni të reagojë ndaj këtyre pohimeve, duke thënë se familja e tij dhe ai “brez pas brezi nuk e kanë shpërdoruar ushqimin”.

”Prom e kemi pas ni iftar me jarana edhe kena kalu qysh eshte ma s’miri. Krejt qa kena bo u kane per show, edhe pikerisht e kena zgjedh muziken qe na bon mos me e harru historine tone, si shenj kujtimi per ata breza qe luftun per lirine tone. Ne asnji rast se kemi perbuze buken, qysh po i shoh do komente, se ju me njihni jo prej nates t’djeshit por qe koxha ni kohe tash, edhe e dini mire kur e boj une ni gjest, a eshte bo me t’keq a me t’mire, keshtu qe nuk po e zgjati si teme at pjese. Brez pas brezi e kemi rujt pasunine edhe ata qe e kemi fitu me djerse. Ne kto tradita jom rrit, ne kto tradita do vazhdoj deri ne frymen e fundit. JU PERSHENDET XHONATANI PREJ DRENICES T’KUQE!”, ka shkruar ai në këtë reagim.

Lexo edhe:  “Si 13 vjeçar kam tentu me pre organin gjenital”- Edona James habit me rrëfimin