Lajm i hidhur: Vdes në aksident trafiku veterani i UÇK-së

Si pasojë e një aksidenti të ndodhur mes dy veturave pasditën e së martës në Kaçanik, ka humbur jetën Selman Luzha.

Viktima ka qenë nga fshati Begracë, dhe ishte veteran i UÇK-së.

Po ashtu, si pasojë lëndime kanë pësuar edhe një grua, drejtuese e veturës dhe pasagjerja në veturën e saj.“Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve”, thuhet në raportin 24-orësh policor.

Lexo edhe:  Ish-ushtari i UÇK-së i reagon ashpër Nexhmedin Spahiut: Po të isha në organet e sigurisë, do ta priste i njëjti fat në hyrje të Kosovës si mikun e tij dikur – hedh dyshime për lidhje me BIA-n