Lajm i hidhur: Vdes ish ushtari UÇK-së në Zonën Operative të Shalës
Familja Parduzi ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e familjarit të tyre.
Jashar Parduzi, veteran i UÇK-së nga Vushtrria ka ndërruar jetë, shkruan Jepi zë.
Lajmin e ka bërë të ditur familjari i të ndjerit përmes një postimi në rrjete sociale.
Postimi i plotë:
NJOFTIM MORTOR
Me dhembje të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë kusherini ynë Jashar Parduzi , veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ikja e tij ka lënë një boshllëk të madh në zemrat tona, por kujtimi dhe kontributi i tij për lirinë do të mbetet gjithmonë i paharruar.
Varrimi do te bëhet me daten 14/02/2025 (e premte )në ora 15/00 pas faljes se Ikindise në varrezat e qytetit në fshatin Begaj Vushtrri .
Lamtumirë, i dashur kusheri!
Nderimi dhe respekti për ty do të jetojnë përjetësisht!
Fatmir Parduzi