Lajm i hidhur: Vdes ish ushtari i UÇK-së nga Skënderaj, Azem Shala- Bali
Ka vdekur njëri nga ushtarët më të dalluar të UÇK-së, Ismet Shala – Bali.
I ndjeri se fundmi ishte i shtrirë në spital për shkak të sëmundjes, shkruan Jepi zë.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë nënkryetari i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku.
Postimi i plotë:
Më pikëlloi pa masë lajmi për vdekjen e mikut, bashkëluftëtarit, aktivistit politik, kryetarit të nëndegës së PDK-së në Kopiliq të Poshtëm, Azem Shala- Bali.
Bali ishte prej luftëtarëve të dalluar të UÇK-së, njeri i vendosur e parimor, ishte kudo ku vendi kishte nevojë. Aktiviteti i tij politik dhe kontributi i tij për qytetarët e Kopiliqit dhe zonës përreth, për PDK-në dhe për Skenderajn do të mbetet i paharruar!
Pusho i qetë Bal!
SL