Lajm i hidhur: Vdes ish pjesëtari i UÇK-së dhe veprimtar i LPK-së

Sot (e mërkurë) në Itali është ndarë nga jeta veprimtari i LPK-së dhe pjesëtari i UÇK-së, Ilaz Bajrami nga Devaja e Vitisë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë ish-sekretari i LPK-së, Emrush Xhemajli, në një postim në Facebook.

 


Veprimtari Ilaz Bajrami u angazhua në lëvizjen çlirimtare që nga viti 1981. Ai fillimisht ishte pjesëmarrës në Demonstrata.

Akriviteti i tij bëri që ai u zgjodh kryetar i Këshillit të LPK-së në Gjenevë në disa mandate.  Në vitet 90-ta Ilaz Bajrami shtëpinë e tij në Tiranë e shndërroi në bazë të ndërlidhjes së LPK-së dhe UÇK-së. Gjithashtu ai ishte aktiv në mobilizimin e armatimin për UÇK-në si dhe në grumbullimin e mjeteve financiare në Fondin “Vendlindja Thërret”

Lexo edhe:  Grabitje në Gjilan, dy persona të maskuar ia marrin 57-vjeçarit qesen me 100 mijë euro para kesh