Lajm i hidhur: Vdes ish minatori i Trepçës dhe i burgosuri politik 

Pas një sëmundje të rëndë ka vdekur, Shahin (Muharrem) Peci nga fshati Rahovë.

I ndjeri kishte qenë ish minator i minierës Trepça dhe grevist në vitetet e 90-ta, shkruan Jepi zë

Familjarët kanë treguar për “Jepi zë” se ai ishte detyruar të ikë jashtë vendit për shkak të përndjekjes dhe burgosjes nga ish pushteti serb i atëhershëm.

Koha e varrimit sipas familjarëve nuk është vendosur por vendi do të jetë në Rahovë.

Lexo edhe:  Po kthehej me motor nga puna, humb jetën tragjikisht 36-vjeçari shqiptar në Itali