Lajm i hidhur: Vdes inxhinieri i njohur kosovar, Ali Muriqi

Ka ndërruar jetë inxhinieri i njohur nga Nabërxhani i Pejës, Ali Muriqi.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit, ku dhe kanë njoftuar për ceremoninë e varrimit.

Muriqi lindi më 20 korrik të vitit 1954 ndërsa studimet e makinerisë në Prishtinë, më 1978.

Vazhdoi me studimet pasuniversitare në Lubjanë (Slloveni), ku edhe kreu magjistraturën më 1984-në. Disetacionin e doktoratës e mbrojti më 1998, në Prishinë.

Kontributin e tij si inxhinier i makinerisë e filloi në Fabrikën “Ramiz Sadiku” në Pejë, e vazhdoi në Shkritoren e Ferronikelit në Gllogoc (1984-86), ku furrat e larta ishin përkushtim i veçantë i tij.

Aliun nga viti 1986-1990 e gjejmë në Institutin e Hulumtimeve Shkencore dhe të Zhvillimit “INKOS” të Prishtinës, deri sa me të gjithë kolegët e tjerë shqiptarë organet e dhunshme serbe e përjashtuan nga puna.

Profesor Ali Muriqi deri në fund ishte i përkushtuar për çështjen e Kosovës, Rugovës, ardhmërisë dhe të nesërmes se vendit. Për Aliun trendet e fundit të kaheve të zhvilimit politik të vendit ishin brengosëse. Ngjyrimet politike të Aliut nuk kishin asnjë ndikim. Ishte dhe mbeti rugovas i thjesht, i sinqertë, i përkushtuar deri në fund për çështjet e vendit dhe Rugovës

Lexo edhe:  Turisti inskenon ‘rrëmbimin’ e tij për të zhvatur familjen pasi harxhoi paratë në resortin tailandez