Lajm i hidhur: Vdes inferimeri i Emergjencës në Mitrovicë, Ferki Dobreva

Sot ka vdekur njëri nga infermierët më të njohur në Emergjencën e QKMF-së në Mitrovicë, Ferki Dobreva.

I ndjeri ishte pjesë e sektorit të mjekimit urgjent në Mitrovicë, dhe përgjatë shumë viteve ishte afër qytetarëve, shkruan Jepi zë.

Drejtori për shëndetësi, Fahri Shabani, përmes një postimi ka shprehur ngushëllime për faniljarët.

Postimi i plotë:

Lajmi për ndarjen nga jeta të kolegut tonë Ferkiut,ishte lajm që mbushi me pikëllim zemrat e të gjithë atyre që e njohën .

Sot u nda fizikisht nga ne një njeri i mirë, familjar i devotshëm dhe infermier i shkëlqyer.

Ferki Dobreva,infermier në Sektorin e Mjekimit Urgjent të QKMF-së në Mitrovicë,përgjatë shumë viteve ishte afër qytetarëve të Mitrovicës ,duke dhënë kontribut të çmuar në mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të tyre.

Në emër të Drejtorisë për Shëndetësi dhe në emrin tim i shpreh ngushëllime familjes , të afërmeve ,kolegëve dhe gjithë shoqërisë së Ferkiut.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Ferkiun!
Zoti e shpërbleftë!

Me dhimbje dhe respekt!
Dr.Fahri Shabani
Drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi
Komuna e Mitrovicës
06.12.2022

Lexo edhe:  Reshjet e dendura, momenti kur shembet ura në Serbi