Lajm i hidhur: Vdes gazetari i njohur nga Mitrovica

Ka vdekur njëri nga gazetarët më të mirë kosovar në 30 vitet e fundit, Musa Begu.

Mitrovicasi ka qenë pjesë e disa gazetave kosovare ndërsa ishte shquar për profesionalizëm dhe korrektësi, shkruan Jepi zë.

I ndjeri Musa Begu është vlerësuar me shumë çmime në karrierën e tij por më i rëndësishmi mbetet ai “Për Vepër Jetësore” që mori nga Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët përmes një postimi në rrjtet sociale, shkruan Jepi zë.

Postimi i plotë:

Te Allahut jemi dhe te Ai do te kthehemi.

Me pikellim të thellë ju njoftojmë se sot me datë 5.04.2023 nderroje jetë Babai jonë i dashure MUSA (Shaban) BEGU (16.03.1960 – 5.04.2023)

Varrimi bëhet sot me datë 5.04.2023 ne varrezat e Shipolit me Dreke.

Lexo edhe:  Zhduket një police e Kosovës, nga e diela nuk dihet asgjë për fatin e saj