Lajm i hidhur: Vdes foshnja disa ditëshe nga Skenderaj
Me pikëllim të thellë është pranuar lajmi për ndarjen nga jeta të Luar Lushtakut, djalit të Valon Lushtakut.
Luar Lushtaku ka ndërruar jetë më 21 korrik 2025. Familja Lushtaku ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet të martën, më 22 korrik 2025, në ora 18:00, në varrezat e lagjes Lushtaku në Prekaz, shkruan Jepi zë.
“Luar ishte biri ynë i dashur. Zoti e mëshiroftë dhe i dhëntë xhenet”, thuhet në njoftimin e familjes.