Lajm i hidhur: Vdes aksidentalisht ish ushtari i UÇK-së, pjesë e “Tigrave të Zi”

Ka vdekur njëri nga ish-ushtarët më të dalluar të UÇK-së, Liman Musliu.

I ndjeri ishte pjesë e njësitit “Tigrat e Zi” gjatë luftës së UÇK-së, shkruan Jepi zë.

Burime të Gazetës “Jepi zë” kanë marrë vesh se ish ushtari ka humbur jetën aksidentalisht, pasi ka rënë nga skelet në vendin ku ishte duke punuar.

Musliu gëzonte respekt të madh tek qytetarëte bashkëlufttarët, sepse përveç kontributit të madh në luftë, ai ishte njeri që i respektonte të gjithë.

Kohën e fundit ishte duke punuar në FSK në kuadër të stafit civil, duke vazhduar dashurinë për uniformën ushtarake.

Lexo edhe:  Vdes ish-mësuesi i njohur dhe i respektuar i cili ishte edhe veteran i UÇK-së