Lajm i hidhur: Vdes afaristi dhe pronari i “Gjelltore Trepça”, Sejdi Parallangaj
Sot ka vdekur afaristi i njohur Sejdi Parallangaj, i cili familjarisht jeton dhe vepron në Mitrovicë.
Ai së bashku me antarët e tjerë të familjes kanë arritur ta hapin njërin nga buzneset më të suksesshme të gastronimisë në Mitrovicë, shkruan Jepi zë.
Sejdi Parallangaj ndërroi jetë në moshën 72 vjeçare, por puna dhe veprimtaria e tij ka bërë që familja e tij, tani të gëzojë respekt në qytetin e minatorëve.
Familja ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në ora 14:00 në varrezat e fshatit Lubizhdë.