Lajm i hidhur për Mitrovicën: Vdes gruaja që gjithë jetën ua kushtoi pacientëve

Mitrovica është në dhimbje nga lajmi për ndarjen nga jeta të Bahrije Azemi Çunit, një grua e përkushtuar që për dekada të tëra shërbeu me profesionalizëm në sistemin shëndetësor.

E ndjera ishte bashkëshortja e kardiologut të njohur, Nexhat Çuni.

Bahrije Azemi Çuni i kushtoi pjesën më të madhe të jetës së saj Spitalit të Mitrovicës, ku punoi nga viti 1967 deri në vitin 1999. Pas luftës, ajo vazhdoi angazhimin në Spitalin Rajonal të Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri”, ku nga viti 1999 deri në pensionimin e saj në vitin 2013 mbajti pozitën e Motrës Kryesore në Laborator.

Me punën dhe përkushtimin e saj, ajo la gjurmë të thella në shërbimin ndaj pacientëve dhe kolegëve, duke u kujtuar si një figurë e respektuar në komunitetin shëndetësor.

Varrimi i të ndjerës bëhet sot në ora 19:30, ndërsa e pamja mbahet nga nesër tek Kullat e Latës.

Lexo edhe:  Tërmet në Shqipëri, kjo ishte epiqendra dhe magnituda