Lajm i hidhur për familjen Kumnova, vdes familjari i tyre

Familja e njohur mitrovicase Kumnova ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e familjarit të tyre.

Sot ka ndërruar jetë Kujtim Kumnova, ndërsa lajmin e ka bërë të ditur biri i të ndjerit përmes një postimi, shkruan Jepi zë.

Familja Kumnova është njëra nga familjet më të vjetëra dhe të respektuara në qytetin e Mitrovicës.

Njoftimi i plotë:

Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot më datë 20/09/2023 në orët e vona të mbrëmjes ndërroi jetë babai ynë në moshën 66 vjeçare, Kujtim Rem Kumnova.
Varrimi i të ndjerit bëhet me datë 21/09/2023, me drekë në varrezat e Shipolit në Mitrovicë.

Lexo edhe:  Grabitje e armatosur në pompën ‘Shell’ në Shkabaj, hajnat e maskuar marrin paratë në dy arka