Lajm i hidhur: Pas një sëmundje të rëndë vdes ish ushtari i UÇK-së, Agron Haradinaj
Pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë ka vdekur ish ushari i UÇK-së, Agron Haradinaj.
I ndjeri ka qenë duke u trajtuar për shërim jashtë vendit, shkruan Jepi zë.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë sekretari i shoqatës së vetaranëve të luftës, Faton Klinaku.
Postimi plotë:
Sapo morëm lajmin e hidhur se ndërroj jetë bashkëluftëtari ynë Agron Smajl Haradinaj.
I ndjeri vuante prej shumë vitesh nga një sëmundje e rëndë dhe trajtohej jashtë shtetit.
Për ceremoninë e varrimit do të njoftoheni.
Në emër të OVL UÇK-së i shprehim ngushëllime familjarëve, bashkëluftëtarëve, shokëve e miqve!
Lavdi jetës dhe veprës së tij!