Lajm i hidhur: Ndërron jetë në moshë të re Besart Maliqi

Një humbje e rëndë ka tronditur familjen Maliqi dhe gjithë komunitetin e Kamenicës.

Ka ndërruar jetë në moshën vetëm 20-vjeçare i riu Besart Maliqi.

Lajmi për vdekjen e parakohshme të Besartit ka prekur shumë njerëz që e njihnin dhe vlerësonin për karakterin e tij të qetë dhe dashamirës.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, në kohën e ikindisë, në varrezat e fshatit Busavatë (mahalla Bajrovit).

Ngushëllime të sinqerta familjes Maliqi dhe gjithë të afërmve në këtë moment të dhimbshëm.

Lexo edhe:  Humbi dy gishta në vend të punës, ish-punëtori i “Meka”-s kërkon dëmshpërblim, kompania mohon se iu cenuan të drejtat