Lajm i hidhur: Ndërron jetë legjenda e futbollit mitrovicas
Ka vdekur njëri prej sportistëve më të njohur dhe më të respektuar të futbollit mitrovicas, Xhevdet Abrashi.
Xhevdeti, i cili ishte një figurë e njohur në historinë e futbollit të qytetit të Mitrovicës, ka lënë pas një trashëgimi të vyer, shkruan Jepi zë
Ai ka qenë një ndër figurat më të shquara të futbollit. Xhevdet Abrashi u angazhua si trajner dhe një nga periudhat më të njohura të tij ishte drejtimi i ekipit të njohur të Trepça 89 në fillim të vitit 1999/2000.
Përkundër largimit nga skena aktive e futbollit, ndikimi i tij në zhvillimin e futbollit lokal dhe pasioni i tij për këtë sport janë të pashlyeshme. Mbi të gjitha, Xhevdeti ishte një mentor i vërtetë dhe një udhëheqës për shumë futbollistë të rinj, të cilët i frymëzoi dhe i drejtoi me pasion, shkruan Jepi zë.
Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 31 mars 2025, në orën 16:00, në varrezat e qytetit në Shipol, me faljen e namazit të ikindisë