Lajm i hidhur: Ndahet nga jeta zyrtarja e Spitalit të Pejës, Zelfi Kelmendi
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar për vdekjen e zyrtares Zelfi Kelmendi, e cila ishte menaxhere e Prokurimit në këtë institucion shëndetësor, raporton Gazeta Sinjali.
Në njoftimin e bërë nga spitali thuhet se e ndjera ka qenë e afërt me të gjithë dhe mjaft profesionale.
Të pikëlluar me këtë lajm, ata kanë bërë të ditur se varrimi i saj do të bëhet sot nga ora 14:00.
“Vdekja të mori shpejtë dhe herët nuk të la as të arrish pensionin, e ne si Institucion humbëm kolegen perfekte dhe profesionisten e madhe.
Pusho e qetë Zelfi, NE asnjëherë nuk do të harrojmë.
Varrimi i së ndjerës bëhet sot në varrezat e qytetit, në ora 14.”, thuhet në postim.