Deputeti Haxhiu: Pas 4 vitesh neglizhencë më në fund u përurua Pediatria në Mitrovicë, gjysma e projektit donacion nga “Nëna Terezë” dhe “Jetimat e Ballkanit”

Deputeti Haxhiu: Pas 4 vitesh neglizhencë më në fund u përurua Pediatria në Mitrovicë, gjysma e projektit donacion nga “Nëna Terezë” dhe “Jetimat e Ballkanit”

Pas shumë vitesh që nga fillimi këtij projekti, Mitrovica më në fund u bë me repart të pediatrisë në Spitalin e këtij qyteti.

Ky projekt është njëri nga më të zvarriturit për arsye të panjohura.

Sot ky repart u përurua, ku mori pjesë edhe vet kryeministri Albin Kurti, e për këtë ngjarje reagoi edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se qeveria Kurti vazhdon të mburret me dështimet, duke zbuluar detaje interesant se gjysma e këtij projekti ishte siguruar donacion nga shoqata “Nëna Terezë” që operon në Gjermani dhe shoqata “Jetimat e Ballkanit” nga Halil Kastrati.

Postimi i plotë:

Qeveria Kurti vazhdon të mburret me dështimet.
Pas neglizhencës 4 vjeçare me në fund e përuruan Repartin e Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës, projekt i filluar në vitin 2019. Dihet që gjysma e buxhetit për këtë projekt ishte siguruar donacion nga shoqata “Nëna Terezë”, që operon në Gjermani me udhëheqës Shaqir Gashin dhe shoqata “Jetimat e Ballkanit”, me udhëheqës Halil Kastrati.

Aq shumë e kanë degraduar shëndetësinë , saqë me askush nuk ju konkuron në konkurs për pozitën e drejtorit të Spitalit të Mitrovicës.

Profesionistët shëndetësorë as nuk dëshirojnë të identifikohen me këtë Qeveri të papërgjegjshme dhe nënvlerësuese të profesionistëve shëndetësorë.

Lexo edhe:  E rëndë: E bëri nënën për spital, arrestohet djali