Lajm i hidhur: Ndahet nga jeta në Francë 13 vjeçarja

Me dhimbje dhe pikëllim të thellë është bërë e ditur ndarja nga jeta e Tiarës Baftiu, e cila ka ndërruar jetë në Francë.

Tiara Baftiu, vajza e Valon Baftiut, ka lindur më 3 maj 2012, ndërsa ka ndërruar jetë më 31 dhjetor 2025. Lajmi i trishtë ka prekur familjarë, miq dhe të afërm.

Për shkak të rrethanave dhe pamundësisë për ta sjellë menjëherë trupin e pajetë, është njoftuar se varrimi do të bëhet të dielën, në orët e drekës, në Gjilan.

Familja Baftiu ka shprehur dhimbjen e saj të thellë për humbjen e parakohshme dhe ka falënderuar të gjithë ata që po ndajnë dhembjen me ta në këto momente të vështira.

Lexo edhe:  Konflikti për hakmarrje që përfundoi tragjikisht në Pejë: I ndjeri dhe i dyshuari kanë pasur rast të hapur edhe në Shqipëri