Lajm i hidhur: Ndahet nga jeta mjeku Bajram Kryeziu, punoi për shumë vite në Prizren
Dje është ndarë nga jeta mjeku QKMF-së në Prozren Dr. Bajram Kryeziu
Ai ka vdekur në moshën 57-vjeçare, derisa për shumë vite ka punuar si Specialist i Mjekësisë familjare
Studimet për Mjekësi të Përgjithshme i ka përfunduar në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, gjithashtu edhe specializimin për mjekësi familjare.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, ndërsa kanë reaguar edhe nga Oda e Mjekëve të Kosovës.
“Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, shkruhet në postim.