Lajm i hidhur: Ndahet nga jeta Mehmet Hamze Tahiri
Ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare Mehmet Hamze Tahiri, veprimtar i njohur i çështjes kombëtare dhe sportit në Mitrovicë.
Ai ishte anëtar i kryesisë së Federatës së Basketbollit të Kosovës, kryetar i KB “Trepça”, i burgosur politik në vitet ’80 dhe bashkëthemelues i KB “Mitrovica”.
Pas luftës, themeloi OJQ “Eksodi 99” dhe udhëhoqi Shoqatën e Veteranëve të Sportit të Kosovës.
Varrimi i tij do të bëhet më 8 shtator 2025, pas namazit të Ikindisë, në varrezat e qytetit në Mitrovicë.